Film & Tv

Kokoshkat gati dhe bëhuni gati të hyni në shpirtin e festave me listën e filmave të Krishtlindjes nga Netflix!

Pushimet janë shumë pranë, që do të thotë se është koha për traditën e zakonshme të përgatitjes së kakaos së nxehtë, ndezjes së oxhakut dhe uljes në divan për të parë një film për festat në Netflix. Gjithsesi, me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri vetëm disa javë larg, është koha për t’u zhytur thellë në listën e re të filmave sezonalë të gjigantit të transmetimit. Për këtë, ne kemi zgjedhur një listë me komedi romatike që kanë bërë namin kohët e fundit në rrjet.

Por nëse jemi mërzitur nga ky zhaner, më poshtë ka dhe filma që mund t’i shihni me të gjithë familjen  dhe sigurisht siç është bërë traditë tanimë, një speciale nga një ylli popi, në këtë rast një ‘special edition’ nga Sabrina Carpenter. Pra, këtu është gjithçka që duhet të dini për shtatë filmat e rinj të festave në Netflix këtë sezon. Një këshillë, bëni gati kokoshkat, patatinat, madje edhe disa biskota me xhenxhefil!

1. Meet Me Next Christmas

2. Hot Frosty

3. The Merry Gentlemen

4. Our Little Secret

5. The Snow Sister

6. That Christmas

7. Finally, A Nonsense Christmas with Sabrina Carpenter