Sport

Kombëtarja zhvillon seancën e tretë. Manaj stërvitet veçmas grupit (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e  Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.

Vlen të theksohet fakti se me grupit sot u bashkua edhe mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i cili natyrisht është bashkuar vetëm për stërvitje. Të tjerë futbollistë nga Superiorja kanë qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo në seancat stërvitore të këtyre ditëve të para.

LEXO EDHE: “Shqipëria e mund Serbinë 1-0”/ Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen që do transmetohet në DigitAlb

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.