Aktualitet Sport

Kompletohet shorti për fazën play-off të Ligës së Evropës. Spikat Porto-Roma!

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Ligës së Europës. Porto-Roma është dhe supersfida e këtij raundi “play-off”.

Ajaks do të përballet me Rojal Union SG. Në anën tjetër Gallatasaraji sfidon AZ Alkmar, ndërsa Fenerbahçe do të ndeshet me Anderleht.

Spanjollët e Real Sociedad do të kenë përballë Midtjilland. Më poshtë ndodhet dhe shorti i plotë.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Tuente – Bodo/Glimt

Rojal Union SG – Ajaks

AZ Alkmar – Gallatasaraji

Ferencvarosh – Viktoria Plzen

Fenerbahçe – Anderleht

PAOK – FCSB

Midtjilland – Real Sociedad

Porto – Roma

(Sfidat e para do të luhen në shtëpinë e Tuentes, Rojal Union SG, AZ Alkmar, Ferencvarosh, Fenerbahçe, PAOK, Midtjilland dhe Portos.)

Në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti i fazës “play-off të Champsios League në formatin e ri. Dueli që spikat është padyshim finalja e parakohshme mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it.