Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump: Tërhiqu nga veprimet ushtarake ndaj Iranit!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

Starmer thotë se ekzistonte një “rrezik real përshkallëzimi” në konflikt, duke i nxitur të gjitha palët të kërkonin një zgjidhje diplomatike.

Ai thotë se më parë ka pasur “disa raunde diskutimesh me SHBA-në” dhe “kjo, për mua, është mënyra për të zgjidhur këtë çështje”.

Komentet e tij vijnë ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy e çon thirrjen e Britanisë për deeskalim në Uashington, ku do të takohet me diplomatin më të lartë të Trump, Marco Rubio.

Lammy dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme të enjten në mbrëmje.

Terroristët e Hezbollahut kanë paralajmëruar për “pasoja serioze” në rast se goditet udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Sipas tyre, kërcënimi ndaj jetës së Khameneit është “i turpshëm” dhe përbën një fyerje ndaj qindra milionë besimtarëve myslimanë.

Ky reagim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, pas sulmeve dhe kundër-sulmeve mes Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani. Khamenei, si figura më e lartë politike dhe fetare në Iran, shihet si simboli kryesor i rezistencës iraniane ndaj presionit të jashtëm.