Partia Socialiste mbledh Kongresin më 23 Mars në orën 10:00, në sallën e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Vendimin e mori sot Kryesia, ndërsa burime pranë saj bëjnë të ditur se fjalën kryesore e ka Edi Rama, si dhe do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën. Mes të ftuarve është Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do të mbajë fjalim.