Kosova ka numër më të lartë se Shqipëria të rasteve me koronavirus, 927 deri tani. Prej 13 marsit kur u identifikuan të prekurit e parë, 671 persona u shëruan dhe 29 ndërruan jetë. Në Klinikën Infektive në Prishtinë trajtohen 11 pacientë: 4 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar, ndërsa 7 të tjerë në gjendje të qëndrueshme. Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet në Kosovë shpallën gjendjen emergjente të shëndetit publik.