Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mandatoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar të formojë qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Presidenca e Kosovës njoftoi në Facebook se Osmani e nënshkroi dekretin këtë të shtunë për mandatimin e Kurtit, i cili është kryeministër në detyrë, për të formuar qeverinë e re.
Vendimi vjen pasi një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës u konstitua përfundimisht me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit nga pakica serbe.
Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti, tha Presidenca.
Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim.