Kourtney Kardashian është kritikuar në mediat sociale për ndarjen e një teorie konspirative se maskat e fytyrës mund të shkaktojnë kancer.
41-vjeçarja e “Keeping Up With The Kardashians” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e 102 milionë ndjekësve të saj në Instagram gjatë fundjavës, pasi tha se disa maska për fytyrën të cilat përdoren për të ndaluar përhapjen e Covid-19, mund të shkaktojnë kancer.
Ylli hollvudian ndau një postim në ‘Instagram Story’ të shtunën në të cilin ajo tha se maskat blu kirurgjikale të fytyrës janë “bërë nga PTFE, një kancerogjen i bërë nga fluori sintetik” që ka rrezikshmëri për shëndetin.
Në përshkrimin e fotos së maskës thuhej: “Sipas ‘Cancer.Org’ kjo maskë rrit rrezikun e kancerit të mëlçisë, testikujve, pankreasit, tumoreve të veshkave dhe gjirit, sëmundjen e tiroide, preeklampsi dhe kolesterol të lartë. Ekspozimi i lartë mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe hemorragji në mushkëri.”
Komentuesit revoltohen duke thënë se Kourtney Kardashian para se të shpërndajë me ndjekësit këto teori duhet të bëjë njëherë disa kërkime, pra të marrë informacione të sakta.
Gjithashtu, dikush tjetër mendon se Kourtney e ka bërë gjithë këtë për të justifikuar ditëlindjen e Kim Kardashian, ku të ftuarit nuk respektuan vendosjen e maskës.
Nuk duhet lënë pa përmendur që pas gjithë këtyre teorive konspiratave, Kourtney poston fotografinë e saj me maskë nga produktet e Kim të koleksionit “SKIMS”, duke “shitur” në këtë mënyrë maskën “e duhur”.