Aktualitet Politikë

KQZ i përgjigjet kërkesës së Erion Braçes për rezultatet e tij elektorale ndër vite, deputeti i PS pozicionohet ndër politikanët më të votuar!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ndaj kërkesës së deputetit socialist Erion Braçe, i cili kërkoi të dhënat zyrtare mbi rezultatet e arritura prej tij gjatë karrierës si ligjvënës.

Në përgjigjen e saj, KQZ ka vënë në dispozicion shifrat e performancës personale të Braçes për periudhën 2001-2021.

Lidhur me proceset zgjedhore të viteve 1996 dhe 1997, KQZ sqaroi se i është drejtuar Arkivit Qendror Shtetëror, por ky i fundit ka konfirmuar se dokumentacioni përkatës nuk gjendet në fondet e tij. Sipas njoftimit, rezultatet e atyre dy viteve administrohen nga arkivi i Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti i firmosur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, e pozicionon Braçen si një ndër figurat politike më të votuara në shkallë vendi.

LEXO EDHE: Erion Braçe pranon se dëshiron të kandidojë për bashkinë e Tiranës!

Kjo kërkesë për informacion zyrtar vjen në një kohë kur deputeti ka shprehur hapur ambicien për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Erion Braçe fitoi mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit 2025, teksa garonte në listë të hapur, duke grumbulluar numrin më të lartë të votave.

LEXO EDHE: Dorëzohen dy kërkesa për interpelancë në Kuvend, Braçe me ministrin e Bujqësisë për qumështin, ndërsa Kapri me ministren Koçiu për monopatinat!