Politikë Zgjedhjet 2025

KQZ jep shifrat zyrtare/ Ja sa përqind votuan në të gjithë Shqipërinë, Diaspora me pjesëmarrje gati dyfish!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bërë zyrtare të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në mbarë vendin. Kanë marrë pjesë në zgjedhje 42.16 përqind e votuesve me të drejtë vote.


Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

 

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 46.15 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora.