Kremlini hedh poshtë deklaratat e Presidentit Francez, Macron se “Vladimir Putin ëndërron të shpërbëjë Bashkimin Europian”. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “Rusia nuk ka qëllime të këqija dhe se një Bashkim Europian i qëndrueshëm është në interesin e saj”. Gjithashtu, Peskov konfirmoi se “Presidenti Rus po punon për të zhvilluar lidhjet me vendet anëtare të BE-së e për të forcuar Bllokun”.