Bota

Kremlini: Rusia dëshiron paqe, pavarësisht se e quan Zelensky-n udhëheqës jolegjitim

Rusia dëshiron të ecë drejt paqes në Ukrainë pavarësisht bindjes së saj se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është një udhëheqës legjitim, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, Vladimir Putin thotë se e konsideron udhëheqjen ukrainase të paligjshme sepse mandati i zgjedhur i Zelensky-t ka skaduar.

Ukraina ndërkohë nuk mund të mbajë zgjedhje të reja për sa kohë që është nën gjendje të jashtëzakonshme, pasi mbron territorin e saj nga Rusia.

Peskov konfirmoi gjithashtu se SHBA-të kanë dorëzuar parametrat e planit të paqes për Ukrainën të dakordësuar me Kievin në Gjenevë, të cilat do të diskutohen javën e ardhshme gjatë bisedimeve me delegacionin amerikan.