Gossip

Kris Jenner “e lë në hije” Kim Kardashian me pamjen e re pas lifting-ut mijëra dollarësh!

Në premierën madhështore të serialit të ri “All’s Fair” të Ryan Murphy-t, të zhvilluar në Los Angeles, Kris Jenner mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj befasuese pas një lifting-u fytyre me vlerë 100 mijë dollarë (rreth 86 mijë euro).

Ndërsa Kim Kardashian, 44 vjeçe, mahniti me një fustan të gjatë dhe elegant nga Schiaparelli Couture, nëna e saj 69-vjeçare e la disi në hije me një fustan vintage ngjyrë të verdhë të ndezur nga Jean Paul Gaultier.

Pamjen e plotë, Jenner e kombinoi me geta dhe taka të zeza, ndërsa fytyra e saj tregonte qartë rezultatet e ndërhyrjes estetike, shkruan “DailyMail”.

Në serialin “All’s Fair”, Kim interpreton një avokate të divorceve, përkrah emrave të mëdhenj si Naomi Watts, Glenn Close, Sarah Paulson dhe Niecy Nash.

Ndërkohë, yje të ftuar si Brooke Shields dhe Jessica Simpson shtuan më tej shkëlqimin e mbrëmjes — kjo e fundit duke tërhequr vëmendjen me një fustan të zi prej PVC-je me çarje të thellë.

Pasarela e kuqe u kthye në një garë të vërtetë stili, por këtë herë ishte Kris Jenner ajo që shkëlqeu më shumë, duke dëshmuar se eleganca dhe vetëbesimi nuk njohin moshë.