Live From Tirana Zgjedhjet 2025

Kristi Gongo nga Fieri: “Përplasja mes komisionerëve vonoi procesin, ja rezultatet deri tani…”

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë.

Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Edi Hallaçin, ka qenë gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo për një raportim të situatës nga Fieri:

Fieri, që është qarku i dytë më i madh në gjithë Shqipërinë, vazhdon procesin e numërimit. Ka pasur ditën e djeshme disa problematika me tërheqjen e disa komisionerëve, gjë që ka bërë të zgjatet e të zvarritet pak, por jemi mësiar. Nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara thuajse kështu shkon, numëruesit thonë që janë të lodhur dhe shkojnë në limitet e afateve që vendos Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Por duket se kanë mbetur kutitë e fundit, sepse nga 587 qendra votimi, janë numëruar deri më tani 528 të tilla, që do të thotë se jemi në kutitë e fundit. Vëzguesit janë entuziastë, sepse gjatë momentit që monitorojnë të gjithë procesin e numërimit me 7 ekrane, në KZAZ nr. 60 ku ne ndodhemi aktualisht, numërojnë bashkarisht me numëruesit zyrtarë, ata bëjnë dhe numërimin e tyre dhe duket se Partia Socialiste është më entuziaste sepse ka thyer një rekord. Në këto zgjedhje janë duke shkuar në mandatin e 12-të sepse diferenca është tejet e lartë, bëhet fjalë për gati 50 mijë vota diferencë. Kemi 86624 vota për Partinë Socialiste, kundrejt 35 mijë të Partisë Demokratike. Është një fitore e thellë, të paktën me këto kuti që janë numëruar deri më tani. Por me këtë rezultat paraprak, sërish nuk ka shans që të ndyshojë rezultati sepse diferenca është e lartë.