Bota

Kroaci, gjendet kasaforta miliona euroshe në anijen e përmbytur

Një grup zhytësish kroatë gjetën në reliket e anijes “Re d’Italia”, e mbytur në detin Adriatik në vitin 1866, gjatë betejës së famshme detare të Lissas, një kasafortë. Brenda saj mund të gjendet një pasuri prej miliona eurosh. Thuhet se në momentin e mbytjes, anija trasportonte një ngarkesë ari që do të duhej të shërbente për shpenzimet e qeverisë provizore italiane në Dalmaci.