Live From Tirana

“Kronika e zezë në Shqipëri është kthyer në rozë”/Anduena Llabani: Çfarë hotelesh preferojnë kriminelët…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?

Ronaldo: A je dakord nëse themi që lajmet e kronikës së zezë, kryesisht për bandat në Shqipëri, për kriminelët e për të dashurat e tyre, shesin më shumë se sa vetë showbizi? A është kthyer kronika e zezë në Shqipëri një showbiz i mirëfilltë?

Anduena: Është kthyer në rozë. 

Ronaldo: A është kthyer në një spektakël?

Anduena: Po, është kthyer prej kohësh.

Ronaldo: Se unë këtë shoh, në panelet televizive ku flitet për kriminelë, banda, flitet për këto detajet rozë. Makina të shtrenjta, sa lek kanë, kë kanë të dashur, çfarë hëngri në burg…

Anduena: Po. Madje edhe çfarë hotelesh preferojnë, ku i kalojnë pushimet, sa bileta avioni presin…