Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bën të ditur se është vetizoluar dhe do të punojë nga shtëpia. Kurti ka qenë në kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimit Europian, i cili ishte person kontakti i një të prekuri me COVID-19. Në një postim në “FB”, ai bën të ditur se janë marrë mostrat dhe presin rezultatin. Aktualisht, në Kosovë janë 884 raste me koronavirus, mes tyre 655 të shëruar e 28 viktima.