Kryeministri Edi Rama sot do të shpalosë programin e Partisë Socialiste për “Shqipërinë 2030”. Më herët në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë ndau foto me në sfond flamurin shqiptar dhe në një tjetër ku duket flamuri i Bashkimit Europian, një simbolikë e objektivit kryesor të këtij programi për zhvillimin e vendit në këtë dekadë, si dhe integrimin në BE.
“Shqipëria 2030”. Nesër (29.03) në orën 11:00, shkroi Rama.


Programi i Partisë Socialiste “Shqipëria 2030” synon të japë një perspektivë reale me një program qeverisës të ndërtuar mbi strategji të mirëpërcaktuara, për çdo fushë.
Ndërkohë, integrimi në Bashkimin Europian po veçohet si prioritet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Më herët, Rama është shprehur:
Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale, ne kemi një program që për çdo fushë kemi një mal me strategji, me plan, me të gjitha. Kështu që është shumë masiv programi ynë, është program qeverisës. Ne qeverisim, ne nuk jemi hajde të kapim ndonjë gjë se s’kemi ndonjë gjë në dorë dhe po i themi do t’i bëjmë pensionet 500 euro e të do bëjmë naftën 5 cent. Këto i thotë kush nuk ka gjë në dorë dhe ia fut kot.