Pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj dhe duket se nuk është e vetme në këtë rrugëtim.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rrëfeu për herë të parë detaje mbi jetën e saj pas daljes nga formati.
Egli konfirmoi se ka një raport të veçantë me Gjestin, duke theksuar se ai preferon të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut. Megjithatë, ajo nuk e fshehu afeksionin, duke dhuruar edhe një puthje në ekran për “partnerin” e saj, si shenjë e marrëdhënies së mirë që kanë ndërtuar.
Mesa jam edhe unë në dijeni, Gjesti e ka dhënë një intervistë para meje për këtë temë dhe e ka cilësuar se jetën private e do private, dhe nuk dal dot kundër kësaj gjëje. Jemi mirë. Kam shumë ndjesi të mira ndaj tij. Kemi herë pas here kontakt. Kemi një lloj marrëdhënie… e ke parasysh Big Brother-in? Ashtu edhe jashtë
-u shpreh Egli, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe larg kamerave.
Fansat e dyshes kanë përshëndetur këtë sinqeritet dhe kanë uruar që marrëdhënia e tyre të jetë e suksesshme edhe jashtë ekranit.