Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.
Sipas SHMU-së, moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut ishin prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në të mëngjesit, me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën jugore, reshjet bëhen me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shoqëruar me shtrëngata.
Gjatë ditës, reshjet mbeten të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim parashikohen periudha me reshje më intensive. Në majat e maleve të verilindjes, lindjes dhe në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era fryn nga kuadrati i jugut me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 20 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 4–6 ballë. SHMU apelon qytetarët dhe institucionet që të ndjekin njoftimet e tij për përditësime të mëtejshme mbi situatën e motit.