Health & Beauty Lifestyle

Kujdes të bësh shumë gjëra njëherësh nuk bën mirë për trurin tuaj! Ja se si ndikon…

Shumë prej nesh kalojnë çdo ditë mes mesazheve që i dërgojmë teksa jemi në trafik, podcast-eve gjatë punës dhe kalimeve të shpeshta nga lajmet te email-et, duke u bërë “multi-tasking” pa e kuptuar. Sipas Nicole Byers, neuropsikologe për lodhjen mendore e cila është cituar nga “New York Times”, kjo ndodh për dy arsye: dëshirojmë të shmangim mërzinë dhe ndjejmë presionin e botës moderne për të qenë gjithmonë “online” dhe produktivë.

Megjithatë, “multitasking” nuk është e mundur në kuptimin e vërtetë, truri nuk mund të përqendrohet plotësisht në dy detyra njëkohësisht, përveçse në raste që janë shumë të thjeshta dhe të përsëritura (p.sh. ecje dhe bisedë). Në fakt, ai që ne quajmë “multitasking” është vetëm kalim i shpejtë i vëmendjes nga një aktivitet në tjetrin.

Çfarë ndodh kur praktikojmë multitasking?

Kosto e ndërrimit të detyrave: humbim kohë dhe efikasitet sa herë që ndërrojmë fokusin mes aktiviteteve.

  • Performancë më e dobët: jemi më të ngadaltë, më pak të saktë dhe më pak produktivë .
  • Lodhje mentale: mund të dëmtohet kujtesa dhe të acarojë sistemin mendor .
  • Efekte fizike dhe emocionale: rritje të rrahjeve të zemrës, tensionit, ankthit dhe humor negativ.

Si të ndryshojmë qasje?

Bemë një vëzhgim vetjak përgjatë ditës dhe regjistro si dhe kur bën ndërrime detyrash pa vetëdije. Praktiko (monotasking) fokusin në vetëm një detyrë gradualisht, fillo me 5–10 minuta të vetme në një detyrë, rrit kohën me kalimin e ditëve. Zgjidh kohën e duhur për aktivitetet e vështira shumica e njerëzve janë me më shumë energji mesditë e pasdite. Kombino detyra të lehta me të rëndësishmet për shembull, dëgjojmë muzikë kur bëjmë detyra shtëpiake, por fokusohemi plotësisht në vetëm një detyrë, kur studiojmë apo kemi një punë të rëndësishme në dorë. Kushtoji vëmendje të pandërprerë vepro ngadalë, pa ndërprerje, ndryshe truri lodhet shpejt.

Megjithatë, kombinimi i zakoneve të këndshme me ato të pakëndshme mund të funksionojë në favor të trurit tuaj. Në vend që të fokusoheni vetëm në një detyrë, përzierja e një aktiviteti që ju pëlqen me një që nuk ju tërheq shumë, mund t’i japë trurit më shumë përforcim pozitiv. Për shembull, nëse larja e enëve bëhet më e lehtë kur televizori është ndezur, ndoshta ia vlen të sakrifikoni pak nga përqendrimi. Por, nuk duhet të bëni asgjë që e ndieni se po sforcoheni.