Sport

Kupa e Shqipërisë/ Ja rezultatet e takimeve të mbetura për turin e parë!

Kupa e Shqipërisë zhvilloi sot 11 takimet e mbetura për turin e parë. Në ndeshjet e kthimit ka surprizuar Tirana, që është ndalur në barazim 2-2 me Veleçikun në kompleksin “Skënder Halili”. Edhe pse barazim, bardheblutë kalojnë më tej falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë.

Në “Elbasan Arena”, Partizani fitoi 2-0 me Orikun duke kaluar më tej. Golat e Menich dhe Skukës i kanë dhënë të drejtë të kuqve për raundin e dytë. Turin e kanë kaluar edhe Apolonia, Kastrioti, Korabi, Egnatia, Kukësi, Erzeni dhe Skënderbeu. Ndeshjet Vllaznia – Flamurtari dhe Tomori – Burreli i janë drejtuar kohës shtesë me 30 minuta pas rezultatit të barabartë në dy takimet.

Rezultatet:

*Skuadrat e kualifikuara pas raundit të parë në ndeshjet vajtje-ardhje

Apolonia* 1-1 Besëlidhja

Tirana *2-2 Veleçiku

Partizani *2-0 Oriku

Vora 0-0 Kastrioti*

Korabi* 3-0 Besa

Kukësi* 2-0 Labëria

Egnatia* 3-0 Shkumbini

Skënderbeu* 3-0 Maliqi

Erzeni* 4-0 Turbina

Vllaznia* 3-0 Flamurtari

Tomori* 3-0 Burreli

Dje

Laçi* 5-0 Devolli

Bylis* 7-1 Pogradeci

Dinamo* 3-0 Butrinti (tavolinë)

Teuta* 2-0 Luzi

Tërbuni 3-1 *Lushnja

Kupa e Shqipërisë ka mësuar edhe çiftet e raundit të dytë në grupet A dhe B. Pas ndeshjeve të kthimit në raundin e parë, skuadrat tanimë mësojnë edhe kundërshtarët sipas formulës së programuar më herët nga FSHF. Në grupin A spikasin duelet Bylis – Vllaznia, Korabi – Partizani dhe Lushnja – Tirana. Në grupin B, Kukësi luan me Apoloninë, Tomori me Laçin dhe Erzeni me Teutën. Egnatia përballet me Skënderbeun.

Grupi A

Lushnja – Tirana

Korabi – Partizani

Bylis – Vllaznia

Dinamo – Kastrioti

Grupi B

Tomori – Laçi

Apolonia – Kukësi

Erzeni – Teuta

Skënderbeu – Egnatia