Bota

Kur ende nuk kishte kondicionera, metoda e lashtë e ftohjes pa energji elektrike apo karburante!

Nëse ritmi aktual i ngrohjes globale vazhdon kështu, ai do të shtyjë miliarda njerëz jashtë zonave më të prekura. Si do të vijojnë njerëzit të menaxhojnë të nxehtin ekstrem përpos instalimit të kondicionerëve? Njerëzit në Egjiptin e Lashtë apo Perandorinë Persiane e kanë përballuar të nxehtin për mijëvjeçarë me radhë pa pasur elektricitetet apo lehtësira të tjera teknologjike. Zgjidhja e tyre kanë qenë “kapësit e erës”.

Duke qenë se ata i ftohin ndërtesat pa përdorur elektricitet apo karburant, janë edhe zgjidhja më ekologjike që studiuesve mund t’u vijë në mend kur mendojnë për mënyra ekonomike për t’i shpëtuar të nxehtit. “Kapësit e erës” ose “bâdgir” në persisht, janë struktura të zakonshme që zgjateshin mbi çatitë e kullave drejtkëndore. Kapësit e erës janë të struktura të larta si oxhakë, ato mbledhin erën e ftohtë dhe e drejtojnë nëpër ndërtesën në të cilën janë vendosur.

Ato projektohen ndryshe, bazuar nga erërat dhe temperaturat mbizotëruese në një rajonin ku janë të vendosura.  Dizajni përballet me hapjen e kullës drejt erës mbizotëruese për të krijuar ventilim natyral. Por klimat lokale janë të ndërlikuara dhe shpeshherë kapësit e erës kishin shumë veçori si filtra, sisteme ftohjeje pasive pra duke kaluar ajrin e nxehtë mbi ujë të ftohtë ose hapje të shumta për të llogaritur drejtimet e ndryshme të erës.

Parham Kheirkhah Sangdeh është studiues në Universitetin Ilam në Iran që studion aplikimin shkencor dhe kulturën e kapësve të erës në arkitekturën bashkëkohore. Ai thotë se insektet dhe pluhuri i nxitën njerëzit që t’i braktisnin këto metoda ftohjeje dhe të kthenin sytë nga teknologjia e perëndimit.

Duhet të ketë disa ndryshime në perspektivat kulturore për të përdorur këto teknologji. Njerëzit duhet të mbajnë një sy në të shkuarën dhe të kuptojnë pse ruajtja e energjisë është e rëndësishme.