Gossip Showbiz

“Kur të vdesësh…” Mesazhet tronditëse që gruaja e arrestuar shprehte për Rihanna-n!

Gruaja e akuzuar për të shtënat me armë drejt shtëpisë së këngëtares Rihanna, Ivana Lisette Ortiz, kishte postuar më herët disa mesazhe të çuditshme dhe shqetësuese për artisten vetëm disa javë para incidentit.

Sipas raportimeve, në muajt para ngjarjes Ortiz publikonte shpesh video në kanalin e saj në YouTube, ku ndante klipe të përditshme të titulluara “Ditari i një gruaje që lutet”.

Në një prej videove të publikuara rreth dy muaj më parë, ajo i drejtohej drejtpërdrejt këngëtares me fjalë të rënda.

Rihanna, kur të vdesësh, Zoti do të më udhëzojë drejt të ardhmes sime

-dëgjohet të thotë ajo në video, duke vazhduar me deklarata të tjera të paqarta dhe shqetësuese.

Në një tjetër video, Ortiz pretendonte se Rihanna ishte “shumë xheloze”, ndërsa përdorte edhe fjalë fyese për të. Ajo madje akuzonte këngëtaren se publikonte muzikë vetëm për arsye të errëta dhe i bënte thirrje ndjekësve të mos e dëgjonin.

Në kanalin e saj, Ortiz kishte sulmuar edhe figura të tjera të njohura të showbiz-it, përfshirë yllin e reality show-ve Kim Kardashian, të cilën e kishte ofenduar publikisht.

Incidenti ndodhi të dielën, kur shtëpia e Rihanna në Beverly Hills u bë objekt i të shtënave me armë, ndërsa këngëtarja ndodhej brenda.

Sipas raportit të policisë, Ivana Lisette Ortiz qëlloi disa herë nga makina e saj drejt adresës së artistes. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti.

Pas ngjarjes, ajo u arrestua nga autoritetet dhe tashmë përballet me akuzën e tentativës për vrasje.