Celebrities Gossip Showbiz

Pas të shtënave në rezidencën e saj, Rihanna merr këtë vendim!

Këngëtarja e njohur, Rihanna, është parë duke u larguar nga Los Angeles vetëm një ditë pas të shtënave që ndodhën në rezidencën e saj në Beverly Hills. Artistja 38-vjeçare u fotografua duke u drejtuar drejt aeroportit privat Van Nuys, nga ku më pas u nis me një avion të vogël privat. Largimi i saj vjen pasi policia në Los Angeles akuzoi për tentativë vrasjeje një grua nga Florida, Ivanna Ortiz, 35 vjeçe, e cila dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së këngëtares.

Sipas autoriteteve, ajo qëlloi disa herë nga një Tesla e bardhë ndërsa Rihanna ndodhej në rezidencën që ndan me partnerin e saj, ASAP Rocky. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar. Automjeti i të dyshuarës u përshkrua si një Tesla e bardhë me targa të përkohshme dhe policia përdori edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar makinën.

Sipas policisë, e dyshuara u arrestua më vonë në një parking në Sherman Oaks pasi një helikopter policie e lokalizoi automjetin. Ajo po mbahet në paraburgim me një garanci prej 10.2 milionë dollarësh, ndërsa hetimet për motivin e sulmit vazhdojnë nga Divizioni i Grabitjeve dhe Vrasjeve i LAPD-së.

Burime pranë çiftit thanë për New York Post se Rihanna dhe ASAP Rocky nuk kanë shumë informacion mbi arsyet e incidentit, ndërsa Rocky nuk ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave. Ende nuk dihet nëse tre fëmijët e tyre ndodheshin në rezidencë në atë kohë. Rihanna e bleu vilën luksoze në Beverly Hills në vitin 2021. Ende nuk është e qartë nëse largimi i artistes nga qyteti lidhet drejtpërdrejt me incidentin apo ishte një udhëtim i planifikuar më herët.