Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit. Nga dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijon numërimin e votave për kandidatët për deputetë dhe deri më tani janë numëruar mbi 27%.
Në zgjedhje morën pjesë afro 45% e gati 2 milion qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 92.090 vota
Glauk Konjufca 71.756 vota
Albulena Haxhiu 37.236 vota
Hekuran Murati 37.136 vota
Donika Gërvalla 32.585 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 41.587 vota
Arian Tahiri 19.894 vota
Përparim Gruda 18.487 vota
Uran Ismaili 14.712 vota
Sala Jashari 13.309 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 19.951 vota
Hykmete Bajrami 12.921 vota
Ukë Rugova 11.174 vota
Avdullah Hoti 9.953 vota
Doarsa Kica Xhelili 9.917 vota
Lista Serbe
Sllavko Simiq 12.174 vota
Igor Simiq 12.162 vota
Liljana Stefanoviq 11.744 vota
Nemanja Bishevac 10.391 vota
Zllatan Ellek 9.841 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 10.449 vota
Daut Haradinaj 6.447 vota
Besnik Tahiri 6.284 vota
Bekë Berisha 4.607 vota
Time Kadrijaj 4.334 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do të ketë 56 vende në parlament, e ndjekur nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë apo jo këtë rekord.