Politikë

Kuvendi, seancë plenare të enjten në orën 10:00

Seanca plenare e rradhës do të zhvillohet të enjten në orën 10:00. Vendimi u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve. Ndërkaq, pritet një vendim i Opozitës që ka paralajmëruar se protestat e saj do të zhvillohen sa herë të mblidhet Parlamenti, të cilin nuk e cilëson legjitim. Përjashtim bëri java e kaluar kur për shkak të protestës kombëtare të 16 Marsit, nuk pati protestë masive më 13 Mars.