Një Porsche 911 Carrera GTS i vitit 2023 është shitur për 212,000 dollarë, duke kaluar çmimin origjinal prej 199,470 dollarësh, edhe pse kishte përshkuar rreth 7,000 milje. Edhe pse nuk është një model i limituar, ky GTS spikati falë një specifikimi të veçantë, përfshirë ngjyrën e rrallë Ipanema Blue Metallic dhe një sërë opsionesh premium. Ndër to përfshihen paketa e rrallë Aerokit, rrotat e modelit Turbo S dhe sistemi audio Burmester me cilësi të lartë.
Brenda kabinës gjenden detaje në fibra karboni, aksente Carmine Red dhe sedilje sportive me rregullim elektrik në disa pozicione. Edhe pse ankandi në Bring a Trailer nuk arriti “çmimin e duhur”, blerësi dhe shitësi arritën një marrëveshje jashtë platformës. Kjo shitje tregon se edhe modelet “jo-ekstreme” të 911 mbeten shumë të kërkuara në treg, kur janë të pajisura në mënyrë të veçantë.
Porsche ka mohuar raportimet se po planifikon të zhvendosë pjesërisht prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat. Kompania theksoi se lokalizimi i prodhimit nuk është i leverdishëm për shkak të volumit të ulët të shitjeve në tregun amerikan. Ndërkohë, grupi Volkswagen po shqyrton zgjerimin e prodhimit në SHBA përmes markës Audi. Porsche përballet me sfida të shumta në vitin 2025, përfshirë rënien me 42% të shitjeve në Kinë. Gjithashtu, ka shtyrë për të dytën herë lansimin e modeleve elektrike 718 Boxster dhe Cayman, tani të parashikuara për 2027. Si rezultat, kompania ka ulur parashikimin financiar për vitin, me një rënie të pritshme të fitimit deri në 2 miliardë euro.
Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji më të zgjuar, zbulimi i makinës më të mirë për të blerë në 2025 mund të jetë sfidues. Për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetje, disa i janë drejtuar Inteligjencës Artificiale (Al) dhe kanë kërkuar që ChatGPT të jap një listë të makinave më të mira për të blerë në 2025. ChatGPT zgjodhi Tesla Model 3, Kia EV9, Chevrolet Equinox EV si makinat më të mira elektrike, bazuar në prakticitetin, vlerësimet e ekspertëve, vlerën dhe disponueshmërinë.