Gossip Showbiz

Kylie Jenner shfaqet pa Timothée Chalamet në tapetin e kuq? Ku dhe me kë?

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e mediave me një paraqitje të rrallë publike pa partnerin e saj, Timothée Chalamet. Manjatja e grimit u shfaq në premierën e filmit “The Moment” në Los Angeles, ku pozoi në tapetin e kuq përkrah këngëtares Charli XCX.

28-vjeçarja bën debutimin e saj në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary që fokusohet në një moment kyç të karrierës së Charli XCX, duke sjellë një përzierje mes jetës personale dhe asaj artistike të yllit të muzikës pop.

Ndërkohë, Timothée Chalamet mungonte në event, pasi ndodhej në New York duke promovuar filmin e tij të ri “Marty Supreme”, rol që i ka siguruar një nominim për çmimin Oscar, sipas raportimeve të DailyMail.

Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante dhe minimaliste, një bluzë pa mëngë të kombinuar me një fund të gjatë të zi, që theksonte linjat e saj dhe barkun e tonifikuar.

Ajo u shfaq e buzëqeshur pranë Charli XCX dhe regjisorit Aidan Zamiri, duke u bërë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Filmi “The Moment” pati premierën e parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe ndjek nga afër Charli XCX në prag të turneut të saj të parë të madh, duke eksploruar sfidat, presionin dhe suksesin që shoqëron famën.

Projekti pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 6 shkurt, ndërsa disa salla do ta transmetojnë filmin që nga 30 janari.