Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë fotografuar duke u larguar për një pushim romantik, vetëm një ditë para se aktori të hynte në histori me një tjetër nominim në Oscar.
Çifti u pa në një terminal privat në Los Angeles, ku mbërritën dorë për dore dhe u ngjitën në një avion privat, larg syve të publikut, por jo të paparacëve.
Në fotot ekskluzive të siguruara nga “Daily Mail”, Chalamet dhe Jenner duken të relaksuar, të buzëqeshur dhe në humor të shkëlqyer, teksa ecin krah për krah në pistë, duke biseduar dhe qeshur.
Në një moment, Kylie ngjitet e para shkallëve të avionit, ndërsa Timothée e ndjek nga afër, përpara se të zhduken së bashku brenda avionit luksoz.
Për udhëtimin, aktori 30-vjeçar zgjodhi një veshje të thjeshtë sportive, ndërsa Kylie u shfaq me streçe të zeza dhe një bluzë gri, duke mbajtur një çantë të madhe bezhë. Pamjet konfirmojnë edhe një herë se çifti duket më i afërt se kurrë.
Arratisja romantike ndodhi vetëm disa orë përpara se Chalamet të merrte nominimin e tij të tretë për “Aktorin më të Mirë” në Çmimet Oscar, për rolin kryesor në filmin Marty Supreme.
Me këtë arritje, ai u bë aktori më i ri që ka marrë tre nominime në këtë kategori që nga koha e Marlon Brando-s në vitet ’50.
Filmi Marty Supreme është një nga favoritët e këtij viti, me plot nëntë nominime, përfshirë Filmin më të Mirë, Regjinë, Skenarin Origjinal dhe Kinematografinë.
Pas shpalljes së nominimeve, Chalamet reagoi në Instagram me fjalët: “BIG DREAAAAM!!!!!”, duke e ndarë entuziazmin me ndjekësit.
Edhe pse Kylie Jenner nuk ka reaguar ende publikisht për nominimin, ajo ka qenë pranë tij në eventet më të rëndësishme të sezonit të çmimeve, përfshirë Golden Globes dhe Critics’ Choice Awards, ku aktori fitoi çmimin kryesor dhe e quajti hapur “partneren” e tij.
Sipas burimeve pranë çiftit, Timothée dhe Kylie bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Los Angeles dhe sillen “sikur janë të martuar”.
Aktori thuhet se është bërë pjesë aktive edhe e jetës së fëmijëve të Kylie-t, Stormi dhe Aire.
Nga një romancë e mbajtur larg vëmendjes, në deklarata publike dashurie dhe pushime luksoze, Chalamet dhe Jenner duket se po jetojnë kapitullin më të fortë të lidhjes së tyre, mes dashurisë dhe suksesit në Hollywood.