Gossip Showbiz

Timothée Chalamet feston nominimin historik krah…

Timothée Chalamet ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij jo me një festë madhështore, por me një darkë intime dhe surprizë për publikun, krah të dashurës së tij, Kylie Jenner.

Aktori i nominuar për Oscar, 30 vjeç, dhe mogulja e bukurisë, 28 vjeç, u panë të enjten e kaluar në restorantin e famshëm Flora Farms, gjatë një arratisjeje romantike në Meksikë.

Në të njëjtën mbrëmje kur mësoi se kishte siguruar nominimin e tij të tretë për Academy Awards, çifti i njohur për privatësinë ekstreme, zgjodhi ta festojë lajmin me një darkë që zgjati më shumë se një orë.

Sipas TMZ, të dy dukeshin të relaksuar, të përqendruar tek njëri-tjetri dhe në humor shumë të mirë, mes bisedash, të qeshurash dhe momenteve të qeta larg zhurmës së famës.

Në një moment, Chalamet u pa duke fotografuar Kylie-n me një aparat dixhital, duke kontrolluar më pas fotot në ekran, ndërsa ajo shfletonte telefonin pranë tij.

Një dëshmitar për mediat tha se aktori dukej “i dashuruar kokë e këmbë” gjatë gjithë mbrëmjes.

Edhe pse restoranti ishte plot me klientë të tjerë, shumica prej tyre nuk i njohën dy yjet e Hollywood-it. Nuk pati shfaqje të hapura të afeksionit, por burimet theksuan se çifti ishte “totalisht i përfshirë tek njëri-tjetri” gjatë gjithë darkës.

Kjo dalje erdhi vetëm pak ditë pasi u zbulua se Chalamet dhe Jenner kishin udhëtuar së bashku në një pushim romantik, një ditë përpara se aktori të hynte në histori si aktori më i ri që ka marrë tre nominime për Oscar në këtë kategori që nga koha e Marlon Brando-s në vitet ’50.

Filmi i tij i fundit, Marty Supreme, rezultoi një nga favoritët e këtij viti, duke marrë nëntë nominime, përfshirë Filmi më i Mirë, Regjia, Aktori Kryesor dhe Skenari Origjinal. Chalamet ishte nominuar më parë për Call Me By Your Name dhe për rolin e Bob Dylan në A Complete Unknown.

Ndërkohë, Kylie Jenner ka qenë vazhdimisht pranë tij gjatë sezonit të çmimeve, duke e shoqëruar në Golden Globes dhe Critics’ Choice Awards.

Në një moment emocional, Chalamet iu referua asaj publikisht si “partnerja ime”, duke i dedikuar fjalë dashurie nga skena.

Kjo shfaqje më e hapur e ndjenjave shënon një ndryshim të dukshëm për çiftin, i cili që nga nisja e lidhjes në vitin 2023 ka preferuar ta mbajë romancën larg vëmendjes.

Siç ka thënë vetë Kylie Jenner:

Duhet të jetoj jetën time, jo atë që të tjerët presin nga unë.