Gossip

La Toya Jackson shqetëson ndjekësit me pamjen e saj të dobët!

Këngëtarja dhe anëtarja e familjes ikonike Jackson, La Toya Jackson, ka shqetësuar ndjekësit e saj pas publikimit të disa fotove në Instagram ku duket jashtëzakonisht e dobët.

Në imazhet, Jackson shfaqet me pantallona të ngushta të zeza dhe një bluzë të kuqe, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fytyra e hollë, duke nxitur shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore.

Në mbishkrimin e postimit, La Toya uroi fansat për një “të hënë të lumtur” dhe një “javë të mrekullueshme”, duke i inkurajuar ata të kujdesen për shëndetin e tyre.


Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale u ndanë mes shqetësimit dhe përpjekjeve për të justifikuar pamjen e artistes, disa duke shprehur frikën se ajo mund të po kalon një periudhë të vështirë.

Jackson, e cila është aktive në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ndjek rregullisht trajtime mjekësore dhe u rekomandon ndjekësve të saj të bëjnë të njëjtën gjë.