Showbiz

Le të mblidhen fansat e Justin Bieber, këngëtari vjen më projekte të reja muzikore në 2020-ën

Me anë të një videoje të shkurtër të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Justin Bieber vendosi të surprizojë fansat.

Për të gjithë ata që presin që ylli kanadez të nxjerrë muzikë të re, kjo gjë nuk do të vonojë aspak. Justin zbuloi se më datë 3 Janar do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Yummy”.

Por, surpriza nuk përfundon me kaq. 26-vjeçari bëri të ditur se përgjatë vitit 2020 do të publikojë albumin e ri muzikor madje gjithashtu do të nisë edhe një turne.

Viti i ardhshëm pritet të jetë i suksesshëm për Bieber i cili ka gjithmonë mbështetjen e fansave.