Një vogëlushe nga Kosova ashtu si shumë fëmijë të tjerë ka bërë gati letrën me dëshira për Babagjyshin me shpresën për t’i bërë realitet meqënëse përgjatë vitit janë sjellë shumë mirë.
Nika ka shkruar me shumë dashuri letrën e saj për Babagjyshin dhe dëshira e vetme që kishte, ishte të takonte idhullin e saj Ledri Vulën.
Kjo letër në të cilën janë vizatuar shumë zemra ka rënë në duart e reperit i cili nuk ka ngurruar ta takojë vogëlushen.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale vetë Ledri ka publikuar një foto ku shfaqet me Nikën duke këshilluar të gjithë fëmijët e tjerë të sillen mirë si ajo që në fund tu realizohen të gjitha dëshirat.