Celebrities Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio akuzohet pë hipokrit prej reagimit rreth zjarreve të Kalifornisë? Pse?

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio, i cili ka pasur një angazhim të fortë për rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike, ka rënë në shënjestër të kritikave për përdorimin e një avioni privat për t’u larguar nga Los Angeles, ndërsa zjarret shkatërruese shpërthyen në qytet.

Ky veprim ka nxitur akuza për hipokrizi, pasi DiCaprio ka qenë një prej figurave më të shquara që lufton për mbrojtjen e mjedisit.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan aktorin për zgjedhjen e tij të transportit, duke e quajtur atë një “hipokrit”, pasi përdorimi i avionëve privatë është një nga burimet më të mëdha të emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.

DiCaprio, 50 vjeç, dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti, 26 vjeç, u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë, të premten, më 10 janar, pasi kishin ikur nga Los Angeles, ku zjarri shpërtheu më 7 janar në komunitetin e njohur të Pacific Palisades. Ata udhëtuan bashkë me babain e aktorit, George DiCaprio, dhe gruan e tij, Peggy Ann Farrar.

Zjarri ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë disa kolegë të DiCaprios si Paris Hilton, Miles Teller, Adam Brody dhe Leighton Meester, të cilët humbën shtëpitë e tyre për shkak të flakëve.

Ndërkohë, DiCaprio u kritkua ashpër në rrjetet sociale për përdorimin e avionit privat, ndërkohë që ishte një nga ata që ka bërë thirrje vazhdimisht për veprime të mëdha ndaj ndryshimeve klimatike.

Megjithëse DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë për fonde që mbështesin projektet e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit, disa përdorues e quanin veprimin e tij të fundit një “mashtrim”, duke e akuzuar për një qëndrim të dyfishtë që nuk pasqyron angazhimin e tij për mbrojtjen e planetit.