Gossip

Leonardo DiCaprio bën lëvizjen e papritur gjatë një darke krah partneres së tij!

Leonardo DiCaprio, aktori fitues i çmimit Oscar dhe një nga figurat më të rezervuara të Hollywood-it, është parë duke dalë nga restoranti i famshëm “Nobu” në Los Angeles pa maskën e tij të zakonshme, në shoqërinë e të dashurës Vittoria Ceretti dhe mikut të tij të ngushtë, Tobey Maguire.

Aktori 50-vjeçar, i njohur për përpjekjet e tij për t’u fshehur nga paparacët duke përdorur kapele, maska dhe syze të mëdha, këtë herë u shfaq më i qetë dhe i relaksuar ndërsa largohej nga vendi i preferuar i yjeve të famshëm të Hollivudit, mbrëmjen e së shtunës.

Për daljen e tij, DiCaprio kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë: një bluzë sportive ngjyrë bezhë nga marka Essentials dhe një kapelë me logon e “Dodgers”, për të festuar fitoren e tretë të Los Angeles në World Series në gjashtë vitet e fundit.

Megjithatë, qetësia e tij nuk zgjati shumë. Sipas burimeve të “DailyMail”, aktori u përpoq të shmangte vëmendjen dhe kërkoi ndihmën e rojeve të sigurisë së “Nobu” për t’u mbrojtur nga paparacët që e prisnin jashtë.

Ndërsa priste makinën, DiCaprio bëri një telefonatë të shkurtër dhe më pas u kthye për të biseduar me të dashurën e tij Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, dhe mikun e tij Tobey Maguire, 50 vjeç.

DiCaprio është aktualisht në qendër të vëmendjes për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”, i cili pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë për Oscar në vitin 2025.

Kohët e fundit, aktori është bërë shpesh objekt talljesh në rrjetet sociale për përpjekjet e tij për t’u fshehur nga kamerat. Gjatë dasmës madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Itali, ai u pa me një kapele të ulur deri mbi sy dhe hundë, gjë që u komentua gjerësisht nga fansat.

Megjithëse DiCaprio njihet si një aktivist i fortë për mbrojtjen e mjedisit, pjesëmarrja e tij në dasmën e miliarderit Bezos, i kritikuar shpesh për ndikimin e kompanisë së tij në klimë, shkaktoi shumë reagime në internet.

Fansat e akuzuan aktorin për “hipokrizi”, ndërsa disa të tjerë dolën në mbrojtje të tij duke shpjeguar se mënyra e tij e veshjes është thjesht një mënyrë për të ruajtur privatësinë.

Leo vishet kështu gjithmonë kur nuk është në evente zyrtare. Ai thjesht nuk do të njihet në publik, dhe ndoshta e kuptoj pse

-shkruante një komentues.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të qëndruar larg syve të publikut, Leonardo DiCaprio mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuarat në botën e kinemasë, dhe çdo dalje e tij publike, sado diskrete të jetë, rrallëherë kalon pa u vënë re.