Showbiz

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shfaqen dorë për dore në New York!

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, dhe supermodelja italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, u fotografuan gjatë një daljeje të rrallë publike në New York, ku çifti u pa dorë për dore teksa vizitonin një dyqan dhe një kafene ëmbëlsirash.

Aktori hollivudian zgjodhi një veshje të thjeshtë sportive, me triko gri të errët, pantallona të shkurtra blu dhe atlete të bardha, ndërsa përpiqej të ruante privatësinë me një maskë dhe kapelë të zezë.


Nga ana tjetër, Vittoria u shfaq elegante dhe e rehatshme me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të zeza të gjera.

Çifti festoi në gusht dyvjetorin e lidhjes së tyre dhe shpesh është parë bashkë në evente të mëdha, si Java e Modës në Milano.

Megjithatë, burime pranë tyre kanë mohuar thashethemet për fejesë, pavarësisht unazës që modelja mban herë pas here në gisht.

Vittoria ka theksuar më parë se nuk dëshiron të identifikohet vetëm si “e dashura e Leonardo DiCaprios”, duke shtuar se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe nuk ndikohet nga zërat apo xhelozia.

Kur dashuria është e vërtetë, të mbron dhe të jep besim

-është shprehur modelja italiane.