Gossip Showbiz

Lewis Capaldi denoncon padrejtësinë në muzikë: Gratë përballen me pritshmëri që burrat nuk i njohin!

Lewis Capaldi ka folur hapur për diferencat mes artisteve femra dhe meshkujve në industrinë e muzikës, duke nxjerrë në pah sfidat me të cilat përballen gratë në skenë.

Në një intervistë për podcastin “Creativo” më 11 gusht, këngëtari skocez 28-vjeçar theksoi se artistet shpesh përballen me një “shkop më të lartë matës” dhe një analizë më të ashpër krahasuar me kolegët e tyre meshkuj.

Duke diskutuar mbi rikthimin e muzikës pop, Capaldi përmendi emra si Chappell Roan, Sabrina Carpenter dhe Olivia Rodrigo, duke i cilësuar si udhëheqëse të valës së re dhe si krijuese të muzikës më interesante të momentit.

Ai shtoi se performancat e artisteve femra zakonisht janë më të menduara dhe të kompletuara, ndërsa shumë burra – përfshirë edhe vetë atë – shpesh mjaftohen me një veshje të thjeshtë në skenë.

Një artiste femër nuk do të lejohej të këndonte në skenë me një T-shirt dhe pa bërë kujdes në detaje

-tha Capaldi, duke e cilësuar këtë situatë si të padrejtë.

Megjithatë, këngëtari përmendi disa përjashtime si Harry Styles, Benson Boone dhe Conan Gray, të cilët tregojnë më shumë teatralitet dhe kujdes në performancat e tyre.

Capaldi u rikthye këtë vit në skenë pas një pauze dyvjeçare për shkak të ankthit dhe sindromës Tourette, duke mahnitur publikun në festivalin Glastonbury 2025.

Është kaq mirë të jem sërish këtu

-tha ai me emocion, duke shtuar se dëshironte të fliste pak për të mos shpërthyer në lot.

Mesazhi i Capaldi-t shërben si një reflektim mbi presionin e madh me të cilin përballen gratë në industrinë e muzikës dhe nevojën për të njohur kontributin e tyre në formësimin e kulturës pop.