Aktualitet

Lezhë, zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit/Disa të arrestuar!

Aksion antidrogë në Lezhë, ku policia shënjestroi një magazinë të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike. Objekti u zbulua pranë superstradës Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit u gjetën rreth 1 mijë rrënjë kanabisi, si dhe pajisje e sende të ndryshme që shërbenin për kultivimin e tyre, përfshirë ndriçim artificial e sisteme ajrosjeje.

Në kuadër të aksionit policor u arrestuan disa persona, të dyshuar se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e të tjerë të përfshirëve.