Në një intervistë për revistën Elle më 27 maj, 38-vjeçarja ndau detaje mbi ndryshimet në pamjen e saj, duke theksuar se ato janë rezultat i kujdesit ndaj trupit dhe shëndetit pas lindjes së djalit të saj, Luai, të cilin e solli në jetë 22 muaj më parë me bashkëshortin Bader Shammas.
Lohan ka ndryshuar ndjeshëm stilin e jetës, duke u fokusuar te ushqimi i shëndetshëm dhe rutina e përditshme e kujdesit ndaj lëkurës. Ajo konsumon rregullisht lëngje të freskëta me përbërës natyralë si karota, xhenxhefil, limon, mollë dhe vaj ulliri, ndërsa çaji jeshil dhe uji janë pjesë e pandashme e ditës së saj. Një tjetër përbërës i pazakontë në dietën e saj janë panxharët turshi, që ajo i shton në shumë vakte.
Përveç dietës, Lohan ndjek një rutinë të detajuar për mirëmbajtjen e lëkurës, që përfshin zhytjen e fytyrës në ujë të akullt çdo mëngjes, përdorimin e serumëve të ndryshëm si dhe trajtime me lazer. Pas lindjes, lëkura e saj u bë më e ndjeshme, gjë që e çoi të bëjë analiza për të identifikuar alergjitë dhe të largojë ushqimet që nuk i bënin mirë.
Ndërkohë që ka zgjedhur një qasje natyrale ndaj bukurisë, Lohan nuk përjashton plotësisht ndërhyrjet estetike në të ardhmen, duke u shprehur me një dozë humori për praktikën e përhapur të Botox-it në industrinë e famës.
Reagimi i saj vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve që shpesh i bëhen grave të famshme për pamjen e tyre, duke theksuar se një ndryshim pozitiv nuk është domosdoshmërisht rezultat i ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe i vetëkujdesit dhe përkushtimit ndaj mirëqenies