Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja!

Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, sot u lirua nga qelia pasi përfundoi vuajtjen e dënimit me dy vite burg. Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi në paraburgim.

Nëntorin e kaluar, nga Gjykata e Posaçme u shpall “fajtor” për korrupsion zgjedhor, nxjerrje të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit.

Fillimisht u dënua me tre vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu konvertua në dy vite.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për lirimin e menjëhershëm, duke konstatuar se afati i plotë i dënimit përfundonte sot.

Pas përllogaritjes së periudhës së paraburgimit, Çyrbja u lirua nga burgu më 21 shkurt 2026, pra këtë të shtunë.

Ish-deputeti ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pafajësi në Apelin e Posaçëm.

Për dy legjislatura, Jurgis Çyrbja ka qenë deputet i Partisë Socialiste për Durrësin ndërsa dha dorëheqjen nga mandati, në tetor të 2024-ës, vetëm pak ditë para arrestimit.