Lituania vijon të kundërshtojë hapjen e Kapitullit të 31-të të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian. Ky kapitull ka të bëjë me politikat e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe autoritetet serbe nuk presin të hapet brenda vitit. Qëndrimi refuzues i Lituanisë lidhet me marrëdhënien që Beogradi ka me Moskën.