BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Live nga shtëpia/ Rozana Radi zbulon të vërtetën e “aleancës së divanit blu”, si dhe “gënjeshtrën” e madhe të çiftit Egli-Gjesti! “Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë…”

Ditën e sotme, banorët janë intervistuar ekskluzivisht nga moderatoret e Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli që i janë bashkuar shtëpisë që prej orës 15:00. Nëse jeni kuriozë se çfarë kanë thënë ata, na lejoni t’ju zbulojmë disa nga të pathënat e Rozana Radit, e cila ndodhej përballë Elona Duros.

Një intervistë shumë interesante dhe me nota humori. Në fillim të bisedës Rozana u emocionua nga një përshkrim i bërë prej Elonës, duke shprehur se ajo ka mundur t’i lexojë shpirtin.

Pa humbur shumë kohë, Elona nisi menjëherë me pyetjet pikante, ku Rozana shprehu mendimin e saj rreth lojës së banorëve të tjerë, si dhe të vërtetat e saj në shtëpinë e “Big Brother”.

Moderatorja e ka pyetur:

A ishte e vërtetë ajo aleanca e divanit blu apo rastësi kjo finale?

Rozana duke qeshur është përgjigjur:

Ju keni parë më tepër seç ne shohim, ndërkohë që unë jam në dhome ju nuk shihni kuzhinën… Nuk pyetje injorante ka përgjigje injorante. Dy lojëra janë, mua më ka kërkuar Gjesti të gënjej që njihesha unë me Gertën dhe ajo me Livian dhe Laertin… Mëse do të bëja strategji me të gjithë ata që kanë dalë, i bie të kisha dalë deri më tani, siç doli divani i kuq

Kujtojmë se më parë, në një intervistë para disa javësh në shtëpinë e “Big Brother” Rozana pohoi se dy personat me të cilët nuk do të mbante shoqëri jashtë, janë Gerta dhe Egli. Ajo është pyetur nga Elona nëse ky mendim ka ndryshuar apo vijon të mendojë njësoj.

I qëndroj të njejtit mendimm. Egli më ka mërzitur shumë, i jam dhënë all-in Eglit… Ke dashur të tregohesh e fortë dhe ke thënë që do të rrish me të, e nëse ky djali ka të dashur jashtë… Egli duhet t’i thoshte vajzave që mos dashuroni njërez që nuk ju duan. Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë Eglin, ka dashur të pastrojë imazhin e tij për mënyrën se si u soll me Eglin. Sot gjithçka po bëhet për biznes, kur të dalim atje jashtë le të fitojmë dhe nga historitë e shpirtit.

Prej kësaj bisede, lindi natyrshëm pyetja:

A do jetë një lidhje normale në çift?

Rozana është përgjigjur duke thënë:

Nuk mendoj që do të jetë një lidhje normale në çift, është një djalë i cili e vetmja gjë që ka bërë la qenë denigrimi i Eglit dhe momentin e parë që erdhi i tha ‘ti do të më ulësh jashtë…’ Kemi parë duke i thënë ‘nuk jam i sigurt’. Gjesti mendon se duke luajtur këtë djalin e mirë dhe të dashur, mendon se ka arritur për të pastruar imazhin e tij jashtë, perde nuk mund t’i vesh publikut.