Gossip Showbiz

Livia shpreh ndjenjat e mendimin e saj pas mesazhit të marrë nga ish-partneri!

Livia Brunga, një nga banoret e “Big Brother”, ka marrë një surprizë të veçantë nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba.

Pak ditë më parë, ajo ka pranuar një mesazh emocionues nga ai në rubrikën “Big Love”, ku ai i shprehu dashurinë duke i thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur jashtë shtëpisë.

Livia tregoi se ky mesazh ishte një befasi e madhe për të, sidomos pas periudhës së vështirë që ka kaluar jashtë.

Ajo e pranoi se nuk kishte përjetuar kurrë një dashuri kaq të fortë dhe se ndjenjat që ka për të janë të pazakonta dhe të papërshkrueshme.

Ky mesazh ishte një surprizë shumë e madhe për mua, pasi jashtë kanë ndodhur disa ngjarje shumë të vështira

–  Livia, ndërsa nuk mundi të mbante lotët.

Ajo shtoi se pas mesazhit, ndihej sikur ka mundësinë të flasë me Mevlanin dhe të sqarojë disa çështje që kishin mbetur pezull.

Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi disa muaj më parë, ku u zbulua se ai pritej të bëhej baba për herë të parë.