Krahas fjalëve të ashpra tashmë të bëra publike mes Loredanës dhe Mozzik po qarkullojnë edhe thashetheme se dyshja po e bëjnë këtë gjë vetëm për publicitet.
Ende nuk e dimë nëse ndarja e tyre është reale apo pjesë e teorisë konspirative të radhës megjithatë, Loredana ka hedhur një tjetër ‘bombë’.
Reperja e famshme dyshohet se është në një lidhje me një mashkull tjetër misterioz. Ditën e kaluar Loredana shpërndau në Insta Story një foto të dy duarve që mbanin njëra-tjetrën.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Mozzik apo për ndonjë të afërm por për dikë që ende nuk është i njohur për publikun.