Gossip Showbiz

Loredana tenton të puthë në buzë Eglin?

Vajzat e shtëpisë së “Big Brother” kanë krijuar situata të tensionuara në ditët e fundit, me shumë përplasje mes tyre. Televotimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë, pasi të gjitha vajzat janë në nominim pas një avantazhi që mori Krisa Çaushi.

Një ndër përplasjet më të forta ka qenë ajo mes Loredanës dhe Egli Takos, mbrëmjen e djeshme.

Loredana ka qenë veçanërisht e ashpër dhe ka shkaktuar disa konflikte me banorët e tjerë, ndërsa me Egli Takon ka pasur një moment tensioni kur u afrua që ta puthte në buzë. Egli e ka refuzuar, duke i thënë:

Mos guxo se do të dalësh me zarf të zi

Për më tepër, Loredana ka vazhduar të përndjekë Egli duke iu afruar dhe e duke qeshur, kështu duke tentuar të kthejë situatën në favor të saj. Tensionet mes vajzave pritet të vijojnë dhe sonte, kur njëra prej tyre mund të eliminohet nga shtëpia.