Shkon në 12 numri i të vdekurve dhe në 90 ai i të plagosurve nga sulmi rus me raketa dhe dronë në Kiev.
“Numri i të vdekurve në rrethin Sviatoshinsky të Kievit ka arritur në 12. Ekipit e shpëtimit nxorrën dy trupa të tjerë nga rrënojat,” tha qendra e urgjencës ukrainase në një postim në Telegram, duke shtuar se “90 persona u plagosën“.
Videot e postuara në Telegram tregojnë ekipet e shpëtimtarëve me elektrik dore duke lëvizur me kujdes nëpër rrënoja dhe duke vendosur shkallë në fasadën e ndërtesës. Oficerët e policisë po kontrollojnë banesat e pallatit një nga një për të kontrolluar për viktima apo të mbijetuar.
Dëme u raportuan gjithashtu në provincën Zhytomyr, në perëndim të Kievit, ku forcat ruse filluan një sulm kundër një ekipi shpëtimi që po përpiqej të shuante zjarrin, duke plagosur një anëtar.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se edhe qyteti verilindor u sulmua nga Rusia. Shtatë raketa goditën qytetin. Këto sulme filluan vetëm disa orë pasi përfunduan bisedimet në Londër dhe kur presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi se mendon se ka arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin e atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës.
Mendoj se Rusia është gati. Shumë njerëz kanë deklaruar se Rusia donte të merrte gjithçka. Unë mendoj se kemi marrëveshje me Moskën. Tani duhet të arrijmë marrëveshje edhe me Zelensky-n.