Bota

Lufta tregtare me Kinën, Apple paralajmëron Trumpin

Donald Trump paralajmëroi se ka gati për miratim një varg të ri tarifash, që do të mbulonin virtualisht të gjitha mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Apple njoftoi se lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës do t’i bëjë produktet e saj më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë. Shumë ekspertë ekonomie dhe investitorë janë të shqetësuar se kjo betejë ndikon dhe në ekonominë globale. Kina ka kërcënuar të hakmerret, gjë që do të përfshinte edhe veprime kundër kompanive amerikane atje.