Sport

Luhet sot derbi Tirana-Partizani

Sot në orën 19:45 minuta do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Policia publikoi planin e masave për garantimin e sigurisë. Do të ushtrohen kontrolle para hyrjes, ndërsa çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk lejohen të futen në stadium fëmijët nën 16-vjeç, pa praninë e prindërve. Gjithashtu priten bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa akseve të tjera.