Gossip Showbiz

Machine Gun Kelly pranon tradhtinë ndaj Megan Fox?

Machine Gun Kelly ka thyer heshtjen për ndarjen nga Megan Fox, duke rrëfyer detaje personale dhe emocionale në një nga këngët e albumit të tij të ri.

Artisti 35-vjeçar ka publikuar albumin e shtatë, me titull “Lost Americana”, ku veçohet kënga “Treading Water”, e mbushur me rrëfime për dhimbjen, gabimet dhe pasojat e marrëdhënies së tyre.

Në këtë këngë, MGK shpreh zhgënjimin e thellë me jetën e tij dhe madje parashikon një fund të trishtë, duke thënë se mund të “vdesë vetëm”.

Ai këndon:

Kjo do të jetë hera e fundit që më dëgjoni të kërkoj falje… e rrëzova këtë shtëpi

-duke e përsëritur disa herë frazën “shtëpia u rrëzua”.

Megjithatë, ai shton se do të përpiqet të ndryshojë për vajzën e tyre të sapolindur, Saga Blade, e cila erdhi në jetë në mars.

Megan Fox dhe MGK njoftuan shtatzëninë në nëntor 2024, por vetëm pak javë më vonë u ndanë, pasi aktorja dyshohet se zbuloi “mesazhe nga gra të tjera” në telefonin e tij.

Në vargjet e këngës, ai pranon pabesinë, duke thënë:

Gënjeshtrat nuk vdesin, ato rriten, dhe çdo gjë që përpiqesh të fshihësh, përfundimisht del në shesh.

Artisti zbulon gjithashtu se e ka shkruar këngën gjatë qëndrimit në një qendër rehabilitimi, ku kaloi Krishtlindjet, duke pranuar se kishte “mbledhur valixhet” për t’u larguar dhe për të reflektuar mbi jetën e tij.

Ky rrëfim muzikor shihet nga fansat si një nga deklaratat më të sinqerta të Machine Gun Kelly deri më sot, ku arti bëhet një formë e hapur e autopranoimit dhe reflektimit pas një ndarjeje të bujshme.